Maxhoranca qeverisëse pritet që të kërkojë ndryshime ligjore në kodin penal. I thirrur në komisionin e sigurisë kombëtare, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi burg të veçuar që shefat e krimit të mos drejtojnë bandat nga burgu, dhe të ketë bashkim mekanik të masave të dënimit për secilën vepër penale, kur autori shpallet fajtor për disa të tilla.