Konferenca e Merkel në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë viziton Shqipërinë një kancelar gjerman. Edhe pse bulevardi para selisë së kryeministrisë ishte tërësisht në dispozicion të Kancelares, nuk parapëlqeu në thyente rregullat. Respektoi rrugën dhe kthesën e bëri tek rrethrrotullimi në Sheshin ?Nënë Tereza?. Për të mbërritur në selinë e Kryeministrisë, ku e priste kryeministri Edi Rama. Ceremoni pritjeje e denjë jo thjesht për një kancelare gjermane, por për gruan që dikton politikën dhe financat e Europës. Më pas, vijoi takimi kokë më kokë të krerëve të dy qeverive dhe më pas mes dy delegacioneve. Në konferencën për shtyp, kancelaria gjermane deklaroi se mbështetja për integrimin e Shqipërisë është e padiskutueshme. Por, theksoi se për të arritur këtë duhet të plotësohen kushtet. Integrimi europian i Shqipërisë, sipas kryeministrit Edi Rama, që mbi të gjitha vlen për shqiptarët. Vjeshta e këtij viti, kreu i qeverisë shqiptarë, është periudha kur do të plotësohen të gjitha kriteret. Merkel e bëri të qartë se Gjermania, nuk do të pranojë azilkërkues. Që fenomeni i azilkërkuesve të ndalojë, kryeministri Rama tha se vende si Shqipëria kanë nevojë për mbështetje ekonomike. Kancelaria gjermane dhe kryeministri shqiptar ndanë bindjen për forcimin e raporteve mes vendeve të rajonit. Vizita e kryeministrit Vuçiç në Tiranë, sipas Merkel ishte një shenjë pozitive për tejkalimin e të kaluarës.

Share This Video


Download

  
Report form