Dhionisi është një 22-vjeçar, student që banon në një shtëpi të marrë me qira në Tiranë. Ai dhe tre shokët me të cilën ndan katin e parë të një vile, janë një provë që grabitësit mund të jenë në shtëpi kur je edhe ti, dhe nëse gjendesh në atë situatë, nuk ke fare çfarë të bësh. Megjithatë, djemtë sot qeshin me këtë histori, pasi kanë qenë me fat dhe nuk kanë pasur as objekte shumë të çmueshme në banesën e tyre.