Krerët e shtetit e politikës: Forca Shqipëria! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ligjeve ka ndërprere akuzat politike per ligjin e arsimit te larte për te festuar per pak çaste fitoren e 3 pikëve nga Shqipëria për ndeshjen me Serbinë. Entuziazmi per vendimin e Gjykatës se Arbitrazhit Sportiv ne Lorane ka qene i dukshëm tek reagimi i te gjithë liderëve te klasës politike te cilet kane përcjelle urimet e tyre ne rrjetet sociale. Me një foto mes futbollisteve të kombëtares, kreu i shtetit Bujar Nishani shkruan ne faqen zyrtare ne Facebook: ?Urime ekipit kombëtar. Përpara!?. Vendimi i gjykatës është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ne nje mesazh ne Facebook shkuan: ?Super! Ja cdomethene drejtësi europiane! 3 pike për kombëtaren kuqezi ne Beograd! ??Forcashqiperia?. Urimi për fitoren ka ardhur edhe nga kryetari i opozitës Lulzim Basha. ?Fitore e te vërtetës mbi padrejtësinë. Përpara shqipe! - eshte mesazhi i Bashes në Facebook. Por vala e entuziazmit ka përfshire edhe politikane te tjere qe kane uruar suksese te reja per kombëtaren kuqezi.

Share This Video


Download

  
Report form