Lufta ndaj ekstremizmit fetar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skender Brucaj: Ne kuran thuhet se nëse vret një njeri, ke vrare te gjithë njerëzimin, nëse shpëton një njeri, ke shpëtuar te gjithë njerëzimin.Me këtë citim të Kuranit, Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqipërisë tha se lufta kundër ekstremizmit fetar kërkon të jemi të bashkuar. Sipas Brucajt, ndikim në këtë luftë të përbashkët ka dhe gruaja. Në të njëjtën linjë ishte dhe Ambasadori i Shteteve te Bashkuara, i cili solli historinë e një nene, djali i se cilës u vetëvra ne një sulm kamikaz në Siri.Për Ministrin e Brendshëm, radikalizmi dhe ekstremizmi fetar nuk mund të eliminohet vetëm me mjete represive. Ambasadorja e Bashkimit Evropian u shpreh se për të luftuar ekstremizmin fetar kërkohet bashkëpunim nga të gjitha vendet pasi sipas saj radikalizmi është një fenomen global. I pranishëm në konferencë ishte dhe ministri i mirëqenies sociale dhe rinisë Blendi Klosi, i cili tha se problemet e shoqërisë mund te gjejnë mbështetje dhe tek komunitetet fetare.

Share This Video


Download

  
Report form