KQZ hap kutitë e Durrësit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi hapjen e 7 kutive te votimit në Bashkinë e Durrësit. Vendimi u mor pas kërkesës ankimore te PD-se, e cila u mbështet nga tre anëtaret të KQZ-së, Vera Shtejfni, Hysen Osmanaj dhe Klemend Zguri. Përfaqësuesit e PD-se kërkuan qe të kryhet hetimi administrativ me pretendimin se vota të emigrantëve janë hedhur nga persona të tjerë. Përfaqësuesi ligjor, Ivi Kaso tha se në këto qendra votimi është votuar për të paktën 250 emigrantë, te cilët nuk kane qene ne Shqipëri ditën e zgjedhjeve. Por sipas Eridian Salianjit, i cili është përfaqësuesi ligjor i PS, kjo është një përpjekje për të bërë pis procesin zgjedhor në bashkinë e Durrësit. Me herët Kolegji rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë Demokratike, e cila kërkonte shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Kurbin. Me këtë vendim, merr fund procesi zgjedhor për kryetar të bashkisë Kurbin, ku fitues rezulton kandidati i koalicionit të majtë, Aleanca për Shqipërinë Europiane. Përpara vendimit, përfaqësuesi i PD-së konsideroi procesin një maskaradë politike

Share This Video


Download

  
Report form