Kush është Nikos Kotzias - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nikos Kocias, Ministri i Jashtëm i Greqisë, vjen në politikë pas një angazhimi dhjetëravjeçar ne Partine Komuniste, por dhe si kërkues shkencor në çështjet e legjislacionit dhe politikës evropiane pranë Universiteteve të Oksfordit e Harvardit. Ai është një njohës i mirë i çështjeve të integrimit, por dhe shkencave politike, ndërsa mban dhe titullin Profesor për Teoritë politike dhe studimet evropiane në Universitetin e Pireut. Kocias është pjesë e koalicionit qeveritar nën drejtimin e Cipras. Ai është një nga figurat kryesore të partisë grekët e pavarur, një parti e radikale e djathtë, me te cilët është bashkuar se fundmi. Por rrugëtimi i tij politike nis si një anëtar i forumeve të Partisë Komuniste të Greqisë. Më pas ai u bë pjesë e Komiteti Qendror të Partisë Komuniste dhe një nga ideologët kryesor të filozofisë marksiste. Ai është një mbështetës i teorisë kritike të filozofit neo-marksis, dhe njëkohësisht përkthyesi i gjermanit Jurgen Habermas. Nga viti 1993 deri ne vitin 2008, ai ka qene pjese e shërbimeve diplomatike greke. Nga viti 2005, ambasador i përfshire në një seri traktatesh përfshi këtu dhe traktatin e Amsterdamit, por dhe Kushtetutën Evropiane. Nga 24 shkurti i vitit 2012, ai është bërë pjesë e Partisë Radikale të Djathte, e themeluar nga Panos Kammenos. Kjo forcë politike u bë pjesë e koalicionit qeverisës, pas negociatave qe mbajtën me partine Siriza te drejtuar nga Aleksis Cipras.

Share This Video


Download

  
Report form