http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një video e regjistruar nga kamerat e sigurisë të bizneseve afër zonës ku u vra 32- vjeçari Edmond Theodhori, ka bërë të mundur identifikim e 6 autorëve të krimit. Tre prej tyre u arrestuan, ndërsa tre të tjerë janë ende në kërkim. Në pamjet filmike, shihet momenti kur vrasësit, pasi kanë qëlluar dhe kanë lanë pa jetë 32-vjeçarin, janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit. Kjo skene e fiksuar nga kamerat, ka mjaftuar per policinë te zbuloje e te arrestoje te rinjtë Enkelejd Hysa dhe Ajman Zyba qe te dy nga Laçi, si dhe Ylli Reçin nga Gjormi i Krujës. Në kërkim janë shokët e tyre Gani, Elion dhe Keivi Hysa, qe të tre nga fshati Gjorm. Ngjarja ndodhi më në orët e para të mëngjesit të 10 korrikut. Pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e një lavazhi, të gjashtë autoret e krimit janë rikthyer për të kërkuar Edmod Theodhorin. Ata e kanë gjetur dhe pasi e kanë rrethuar, i kanë thyer xhamat e makinës me një shkop bejsbolli dhe më pas, njëri prej agresorëve e ka qëlluar një herë me pistoletë, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Pas vrasjes së 32-vjeçarit, autorët janë larguar menjëherë nga qytetit i Sarandës, ku ndodheshin me pushime.