http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ndryshim i pikëve te Serbisë dhe zbritja e Shqipërisë ne vend te trete ne Grupin I, ne faqen e UEFA-s ka shkaktuar një stuhi te vërtetë mediatike ne vend. Prej gati 12 orësh, Organizata Evropiane e Futbollit ne faqen e saj, kishte kthyer Serbinë nga minus 2 ne 1 pike, duke kaluar ne renditje Armeninë ne vendin e parafundit e duke anashkaluar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit ne Lozane, qe i dha tre piket Shqipërisë për incidentin e vitit te kaluar. Ne azhornimin e fundit qe mbante orën 10:52 te kësaj të mërkure, UEFA rregulloi përsëri renditjen duke e zbritur Serbinë ne vendin e fundit me minus 2 pike, por ne mënyrë te pakuptimte e la Shqipërinë ne vend te trete ne kuotën e 10 pikëve po aq sa Danimarka, por me golavarazh me te mire. Veprimi është shqetësues nëse do te ishim ne renditjen përfundimtare, pasi me ketë klasifikim, kuqezinjtë kalojnë ne fazën play-off dhe nuk kualifikohen direkt si vendi i dyte. Gjithsesi me shume se nje hakmarrje e UEFA-s ndaj shqiptareve per vendimin e KAS-it ekziston mundësia te jete një lapsus apo një ndërhyrje e paautorizuar ne faqen e Organizatës Evropiane te Futbollit. Dhe azhornimi i faqes gjatë paradites, e ka treguar ne mënyrë te qarte ketë gjë.