http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbulohen pjesetaret e tjerë te bandës famëkeqe te vrasësve me pagese, mbi te cilet rendojnë disa ekzekutime. Policia e Tiranës arrestoi 9 persona, si dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë. Me finalizimin e operacionit ?Epilogu? policia arriti te zbardhe të gjithë zinxhirin e vrasjeve të porositura nga i dënuari përjetë Admir Tafili dhe që realizoheshin nga ekzekutorët e arrestuar tashmë Kristi Pine dhe Alfred Qefalia. Kreu i grupit është i dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafili, ndërkohë që në pranga ka rene edhe kunati i tij Elson Merdani. Mes të arrestuarve të tjerë janë anëtarët, por dhe porositësit e grupit Aleksandër Goro, Albano Beqiraj, Adrian Uzuni, Fatos Koka, Dhimiter Zito si dhe Dritan Peksani i shpallur në kërkim së bashku me tre persona të tjerë identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Me porosi të Admir Tafilit, Kristi Pine mori 50 mijë euro për të ekzekutuar Leonard Muratajn në Durrës. Ekzekutimi nuk u krye prej tij, por nga persona të tjerë mbrëmjen e nëntorit të vitit 2014 sapo Murataj kishte hyrë në lokalin në pronësi të tij. Dy ekzekutorët Pine dhe Qefalia janë të përfshirë dhe në tentativën e vrasjes së Edmond Cakmashit në periferi të Tiranës. Porosia ishte bërë nga Adrian Uzuni, ndërkohë që në një tjetër rast morën porosi nga i arrestuari Fatos Koka për eliminimin fizik të një shtetasi, pasi ky i fundit kishte konflikte pronësie me fisin Koka.Koka është arrestuar 4 dite me pare, ndërkohe Adrian Uzuni është arrestuar nga policia italiane për trafik lendesh narkotike. Ky është grupi më i madh i vrasësve me pagesë të zbuluar nga policia shqiptare, ndërkohë që mes të dyshuarve tre prej tyre Dhimitër Zito, Dritan Peksani i shpallur në kërkim dhe kunati i Admir Tafilit janë persona pa precedentë penalë megjithëse kanë pasur rol aktiv në grupin kriminal.Sipas policisë krahas vrasjeve me pagesë të arrestuarit akuzohen dhe per trafikim narkotikësh, armësh, kanosjes per dhënie pasurie, si dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.