Maqedonia shpëtoi nga humnera - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një marrëveshje që e shpëton Maqedoninë nga rënia në humnere. Kështu e kanë komentuar ndërkombëtarët paktin e nënshkruar mes Gruevskit, Zaev, Ahmetit e Thaçit nën ndërmjetësimin e eurokomisionerit Han, që i jep fund krizës që kishte mbërthyer vendin prej disa kohësh. Nënkryetari social demokrat në Parlamentin Europian, Knuf Flenkeshtajn, tha se krerët e katër subjekteve vunë interesat e vendit mbi ato personale. Ai tha se tashmë opozita do të kthehet në kuvend dhe jeta politike do i rikthehet normalitetit. Flenkeshtajn shtoi se me këtë pakt është hapur perspektiva evropiane e Maqedonisë. Ndërsa ish-raportuesi i Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Eurodeputeti Riçard Houit, i cili ishte dhe një nga ndërmjetësuesit e bisedimeve në Bruksel mes Gruevskit e liderit te opozitës Zoran Zaev, thotë se pakti ?e nxori vendin nga skaji i humnerës?.Me herët, lideri i opozitës Zaev, në një koment të shkurtër për mediat vendase deklaroi se emri i kryeministrit të ri, që do të vendoset pas dorëheqjes së Gruevskit, nuk duhet të jetë i përfolur në aferën e përgjimeve, që shpërtheu së fundmi në Maqedoni.

Share This Video


Download

  
Report form