Ministri gjerman për azilantët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania e cilëson një turp për Evropën, faktin qe më shumë se 40 % e emigrantëve që kërkojnë azil, janë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Deklarata është bërë nga Ministri i Brendshëm Gjerman Tomas de Maiziere, në një intervistë për të përditshmen gjermane ?Frankfurter alemaine zaitung?. Zyrtari i lart gjerman e cilëson si të pakuptueshme faktin që më shumë aplikime vine nga shtete si Shqipëria dhe Kosova, sesa nga vendet në krizë, siç është Siria apo Iraku. Në vijim të intervistës së tij për të përditshmen gjermane, Ministri i Brendshëm deklaroi se ai do të prezantojë një draft në të cilin parashikohet rishikim i ndihmës financiare për aziklëkuesit nga Ballkani. Aktualisht një azilant përfiton 140 euro ne muaj. Ne nje raport te fundit te Ministrisë se Brendshme Gjermane, bie ne sy numri i lartë i kërkesave për azil nga shqiptarët ku për 6 mujorin e parë të këtij viti nga Shqipëria janë larguar afro 22 mijë shqiptarë të cilët kanë kërkuar azil vetëm në Gjermani. Shifra mbetet rekord krahasuar me vendet e tjera në listë ku përjashtim bëjnë vetëm sirianët të cilët kanë numrin më të lartë të kërkesave. Nga Serbia gjatë këtij muaji kishte 2 240 kërkesa, nga Maqedonia 1 514 dhe Mal i Zi 787 kërkesa. Gjate qëndrimit te saj ne Shqipëri, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Shqipëria, nuk është një vend prej të cilit azilkërkuesit do të njihen si të tillë.

Share This Video


Download

  
Report form