http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I shpallur si personi me i kërkuar per momentin, i njohur me nofkën ?Baroni i drogës?, Gezim Çela duhet te vuaje dënimin me 20 vite burg. Kjo ishte kërkesa e Prokurorisë, e cila ka paraqitur ne gjykate konkluzionet per tre te akuzuarit për trafikim te lendeve narkotike ne bashkëpunim si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake. Akuza kërkoi gjithashtu dënimin me 13 vjet e 6 muaj për Realt Hysollin ndërsa Valentina Tufa, eksperte e përzierjes së drogave të forta, është hetuar në një procedim më vete, për faktin se ajo është arrestuar në Kosovë.Pjesëtari tjetër i grupit kriminal, vëllai i Gëzim Celës, Kujtim Çela, do të gjykohet në Kurbin, për ?prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike? dhe armëmbajtje pa leje. Hetimi ka nisur një vit me pare. Sipas prokurorisë Gëzim Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me persona të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e SHBA, për të trafikuar ?kokainë? nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian. Gjatë operacionit të drejtuar nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me autoritetet policore shqiptare, si edhe me autoritetet gjyqësore të Kosovës, në 12 qershor 2014, u arrestua në pikën kufitare të morinës, Realt Hysolli. Ai ishte korrieri që po sillte me makinë rreth 7 kilogramë kokainë për llogari të Gëzim Çeles. Kjo ngarkesë ishte siguruar në Kosovë nga bashkëpunëtorja e Çeles, Valentina Tufa. Kjo e fundit, pas një koordinimi ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe kosovare, u arrestua në një banesë në një fshat në pejë.Nga kontrolli në atë ambient u zbulua edhe një laborator për përpunimin e kokainës. Bashkë me të, u arrestua edhe shtetasi kosovar Veim Berisha, pronar i ambientit, si edhe disa shtetas të tjerë kosovarë. Në kohë reale me këto arrestime, policia shqiptare organizoi operacionin për kapjen e personit kyç të këtij trafiku, Gëzim Çelaj. U bënë kontrolle në banesën e tij 3-katëshe në Fushë-Kuqe të Laçit, si edhe në apartamentin e tij, në zonën e ?Don Boskos? në Tiranë, por ai arriti t?i shpëtonte policisë.Në banesën e Çelajt në Fushë-Kuqe, ku ai jetonte së bashku me familjen e të vëllait, u gjetën dhe u sekuestruan 207 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, 5 kg ?heroinë?, përzierës për lëndë narkotike, si edhe 13 armë luftarake. Po ashtu, nga kontrolli në apartamentin e të pandehurit Gëzim Çela në Tiranë, u zbuluan rreth 143 mijë euro, një pistoletë, si edhe një sasi ?heroine?.