Kalon ligji për arsimin e lartë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me duartrokitje deputetet e mazhorances i dhanë fund një seance maratone qe u mbyll ne orën 2 e 10 minuta te mëngjesit te se mërkurës, duke miratuar me 78 vota pro ligjin për arsimin e larte. Deputetet demokrate, te cilët folën pothuajse te gjithë kundër draftit, preferuan te bojkotonin momentin e votimit. Peshën kryesore te debatit prej 9 orësh ne seance plenare e mbajtën kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas liderit te mazhorances sistemi aktual arsimor, duhet përmbysur per shkak te situatës, ku e ka zhytur politika e ndjekur gjate qeverisjes se demokrateve. Por replikat me te ashpra Edi Rama dhe Sali Berisha i patën për fatin e studenteve qe vijnë nga familjet e varfra. Pjese e debateve ne seance u be edhe bashkëshorti i ministres Lindita Nikolla, pasi PD publikoi nje bisede te regjistruar, ku dhe ai kishte kritika për ligjin.

Share This Video


Download

  
Report form