http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e fundit e Komisionit te Ligjeve para se te deputetet te fillojnë pushimet është mbyllur me tension. Shkak është bere qëndrimi i opozitës, e cila ka shfrytëzuar diskutimin e dy marrëveshjeve për hua ne sektorin e energjisë per te debatuar ne lidhje me masat e marra nga qeveria ne këtë sektor, duke filluar nga marrëveshja me CEZ, e deri situata aktuale energjetike. E mërkura ka qene dita e fundit e mbledhjes se komisioneve, pasi pas seancës se te enjtes, deputetet zyrtarisht fillojnë pushimet e verës.