http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti grek voton paketën e dytë të reformave antikrizë duke i hapur rrugë zyrtarisht bisedimeve për borxhin prej 86 miliardë eruosh me unionin. Ky plan masash u mbështet nga 230 deputete në kuvend. Qeveria Cipras pati rezistencë nga një numër më i vogël brenda partisë Siriza dhe një mbështetje të gjerë te opozitës. Vetëm 36 deputetë të këtij subjekti votuan kundër.Mes personave qe mbështetën këtë plan ishte dhe ish-Ministri i Financave Varufakis. Ky i fundit e komentoi qëndrimin e tij, si një votë pro qeverisë, megjithëse personalisht beson që pakti e dëmton ekonominë greke. Në prag të votimit, Cipras i kërkoi parlamentit të mbështesë paketën.?Ne zgjodhëm një kompromis të vështirë në një pozitë tepër të vështirë ekonomike. Personalisht nuk kam ndërmend që ta lë në mes këtë rrugë. Asnjë nga ne nuk do ta bëjë këtë. Ne nuk do te dorëzohemi ne sheshin e betejës?.Paketa e dyte nënkuptonte miratimin e një kodi, i cili mundëson mbrojtjen civile të qytetarëve të cilët janë në procese gjyqësore. Gjithashtu pjese e tij është dhe miratimi i një kërkese te unionit për të mbrojtur depozitat e qytetarëve, të cilat janë nën 100 mijë euro. Me ketë votim, ndizet drita e gjelbër per Athinën per te vijuar ditën e premte bisedimet me Fondin Monetar, Bankën Qendrore Europiane dhe zyrtaret e Eurozones, për lëvrimin e borxhit.