http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në Detin Mesdhe ndërsa 40 emigrantë ilegalë besohet se janë mbytur nga fundosja e një anije që ishte nisur nga brigjet e Libisë ne drejtim te Italisë. Viktimat ishin nga Benini, Mali dhe Senegali. Në radhët e tyre, 7 ishin fëmijë. Pas njoftimit për mbytjen e anijes, në drejtim të saj është nisur një mjet lundrues gjerman, qe kryente rolin e rojës kufitare detare. Ekuipazhi i saj arriti të shpëtojë qindra emigrantë. Burime zyrtarë bëjnë me dike se anija transportonte rreth 300 persona. Ata ishin drejtuar për në Sicili. Fluksi i emigrantëve ilegalë ka qenë një nga shqetësimet kryesore të shteteve te Bashkimit Evropian, të cilët kanë miratuar dhe një strategji për strehimin e emigrantëve. Në prill të këtij viti u shënua dhe tragjedia më e rëndë në Mesdhe ku humbën jetën rreth 800 persona.