http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bajram Limani, i dyshuar si një nga personat që ka kryer vrasjen e Xhemail Rexhepit, i njohur si Komandat Shqiponja, është vetëdorëzuar në polici. Sipas mediave ai është marrë në pyetje nga uniformat blu. Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të një tjetër personi, i cili besohet se është pjesë e këtij ekzekutimi.Pak përpara dorëzimit, në një intervistë telefonike për televizionin Alsat në Maqedoni, Bajram Limani, deklaroi se ndjen keqardhje për atë që ndodhi në Kumanovë. Limani shtoi se gjithçka është bërë për vetëmbrojtje. Dëshmitarët tregojnë se ngjarja ka ndodhur në një lokal të Kumanovës, dhe se mbi Komandat Shqiponjën është shtënë me një armë tip kallashnikov. Në këtë konflikt të armatosur kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë të identifikuar si Shefki Rexhepi dhe Gani Demiri. Pas krimit, policia bëri me dije se në ngjarje u përfshinë 8 persona, nga të cilët një ndërroi jete, dy u plagosën, katër janë ndaluar nga policia dhe një është ende në kërkim. Zyrtarisht, Partia Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur keqardhjen për këtë ngjarje, ndërsa i kërkoi organeve kompetente zbardhjen e vrasjes. Përplasja e armatosur në Kumanovë ndodhi si rrjedhoje e tensioneve për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës se BDI-së në këtë vend.