Të moshuarit sorollaten në qendrën e specialiteteve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një qendër provizore për qytetaret e njësisë 1 dhe 2, deri ne momentin kur rikonstruksioni i poliklinikës iraniane te përfundoje. Megjithatë edhe këtu, përveç kushteve te këqija higjeno-sanitare pacientet përballen me sorollatje te mëdha, duke filluar qe nga planifikimi i analizave. Hava Eskiu është një 65-vjeçare qe vuan nga tensioni dhe hematomat ne këmbe. Asaj i duhet te prese qe ne oret e para te mëngjesit, per te zënë një radhe ne planifikimin e analizave. Kjo zonje nuk është e vetmja qe qëndron ne pritje ne këtë qendër shëndetësore. Besnik Sula, mësues fizkulture, duhet qe se paku një here ne 6 muaj te kryej kontrollet rutine. Sula thotë se duhen hequr burokracitë, sepse nëse do te vazhdohet ne këtë mënyrë, njerëzit do te sëmuren me keq. Ne te gjitha qendrat shëndetësore ne kryeqytet për shkak edhe te numrit te paket te personelit mjekësor, gjen radhe te gjata pritjeje. Shërbimet qe ofrohen ne qendrën e specialiteteve, janë me te specializuara, duke përfshire analiza, radiologji, ekografi etj. Qendra e specialiteteve numër 1 e njohur ndryshe si ish-Iraniani, pritet te përfundojë rikonstruksionin brenda marsit te vitit 2016.

Share This Video


Download

  
Report form