“Frroku” në Gjykatën e Lartë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ka kaluar një muaj nga vendimi i Gjykatës se Apelit qe shpalli fajtor dhe dënoi me burgim te përjetshëm Arben Frrokun, i akuzuar për ?vrasje ne rrethana cilësuese? te ish-kryekomisar Dritan Lamajt, avokatet mbrojtës te te akuzuarit i janë drejtuar per rekurs Gjykatës se Larte. Ata kane depozituar ankimimin ne shkallen e trete te gjyqësorit, duke kërkuar pafajësinë per te pandehurin, ashtu siç ka vendosur edhe kolegji i Gjykatës se Shkalles se Pare, i cili me vendimin e datës 3 prill te këtij viti, urdhëroi lirimin e tij te menjëhershëm nga qelia. E gjithë lufta mes mbrojtjes dhe akuzës edhe ne Gjykatën e Larte, duket se do te fokusohet tek deklarimet e dëshmitarit te mbrojtur, me gjeneralitetet te ndryshuara Arben Ndoka. Ai se bashku me bashkëshorten e tij kane akuzuar direkt per autor te vrasjes biznesmenin Frroku. Ne vendimin e Gjykatës se Apelit qe Vizion Plus disponon, thuhet se kolegji i Gjykatës se Shkalles se Pare ka gabuar ne përputhjen e te dhënave qe japin indicie mbi besueshmërinë e jashtme te dëshmitarit okular. Ne vendim nënvizohet gjithashtu se ky kolegj e gjen te provuar këtë dëshmi, duke përdorur te njëjtat prova qe janë marre dhe janë verifikuar ne shqyrtimin gjyqësor ne shkallen e pare. Ne ndryshim nga kolegji i Gjykatës se Shkalles se Pare, Kolegji i Apelit çmon se dëshmia prove e Arben Ndokes është e vërtete, sepse vete ai është i besueshëm, nga qe nuk ka asnjë shkak apo, nuk gjendet ne asnjë situate qe ta beje te interesuar për deformim te dëshmisë se tij.Nga ana tjetër, kolegji e çmon te paprovuar alibinë e Frrokut, se ai ishte ne një karburant ne Elbasan ne orën 18:35 te datës 24 shkurt 2013, kur kishte ndodhur ngjarja. Kjo jo vetëm se është provuar bindshëm nga prania e tij ne vendin e ngjarjes me datën 24 ora 18:28 por edhe pse ne filimimin e përfituar nga regjistruesi i karburantit ne fjale, vërehet automjeti i te pandehurit, por jo prania e tij.

Share This Video


Download

  
Report form