http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 10 jave janë bere 14 mije denoncime. Komisariatit dixhital ka mundur te parandaloje vjedhje e vrasje. Kryeministri Edi Rama ne bilancin e funksionimit të këtij instrumenti, tha se përpjekja ka dhëne rezultat. Projekti i radhës do të jetë lidhja online e efektit në terren me sallën operative. Ne këtë mënyre, do te ndëshkohen te gjithë efektivet për veprimtari te paligjshme. ?Ishte me rëndësi të kurorëzonim këtë moment publikisht për të vazhduar të punojmë në një drejtim që është drejtimi më i vështirë, ai i ndërtimit të vazhdueshëm të besimit të qytetarëve që nëese angazhohen në një bashkëpunim me policinë ja vlen. Nuk është një mundim i kotë dhe nuk është një përpjekje pa rezultat. Përkundrazi është një mundim që ia vlen dhe përpjekje me rezultat. Sot ishte një moment për të bërë një bilanc të kësaj strukture të re që është thjesht një aplikacion, por që në dhjetë javë ka përfshirë një numër shumë të madh qytetarësh, në bashkëpunimin me Policinë e Shtetit për të parandaluar apo ndëshkuar sjellje të pahijshme?, ?Thelbi është krijimi i këtij institucioni virtual në smartphone e çdo qytetari që e ka shkarkuar këtë aplikacion, ka sjellë një vlerë të shtuar dhe një rëndësi të madhe për Policinë e Shtetit. Ka ende përmirësime për të bërë nga pikëpamja e reagimit, monitorimit qoftë të ankesave dhe denoncimeve, qoftë dhe cilësisë së reagimit, por është e sigurtë nëse vendosim këtë gur themeli pa asnjë dyshim, gur gur do të ngrihet një mur i madh i përbashkët mes institucionit, policisë dhe qytetarëve për të frenuar jo vetëm krime që çojnë në pasojë dhe humbjen e jetëve po dhe sjellje të këqija që bien ndesh ligjit?.Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se falë denoncimeve të qytetarëve janë shmangur një seri abuzimesh e shkeljesh të ligjit dhe nga vete efektivet. Në 10 javë të funksionimit të Komisariatit Dixhital, aplikacioni është shkarkuar nga 45 mijë persona.