“Dekriminalizimi nis me deputetët” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka prezantuar nga selia e Partisë Demokratike platformën e saj per procesin e dekriminalizimit qe zyrtarisht do te depozitohet ne kuvend ne fillim te sesionit te ri. Kryetari i komisionit te posaçëm, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se ne themel te propozimeve te demokrateve qendron modeli Italian dhe ne mënyrë specifike ligji italian i njohur si Ligji Severino. Per opozitën procesi duhet te nise nga deputetet aktuale te parlamentit dhe PD ka propozuar ndryshime kushtetuese per te ndërprere mandatin e personave me rekorde kriminale. ?Partia Demokratike propozon që ndalimet kushtetuese dhe ligjore të përfshijnë personat që kanë llogari të hapura me drejtësinë e vendeve te tjera. Do të ndalohen të kandidojnë apo të mbajnë funksione publike të gjithë personat të cilët janë në procese hetimi apo gjykimi në vendet e tjera, janë në kërkim ndërkombëtar apo janë dëbuar nga vendet e Bashkimit Europian apo shtete të tjera në lidhje me kryerjen e krimeve të rënda në ato vende?. Por demokratet kërkojnë mekanizma te tjere kontrolli si marrjen e gjurmëve te gishtave apo edhe nje test droge per zyrtaret e lartePaketa e dispozitave që do të propozojë Partia Demokratike garanton që personat me rekorde kriminale që përdorin identitet të ndryshuar, të dyfishtë apo të shumëfishtë, të mos futen në parlament apo në organet e tjera të pushtetit. Për këtë do të verifikohen shenjat e gishtërinjve.?Shqiptarët meritojnë të kenë të zgjedhur dhe zyrtarë publikë me integritet dhe në nivelin më të lartë etik?. Në përputhje me praktika të konsoliduara të vendeve demokratike si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Partia Demokratike propozon testin e drogës për zyrtarët e lartë?.Kjo nuk është hera e pare qe demokratet prezantojnë platforme per dekriminalizimin, por deri me tani ne komisionin e posaçëm te ngritur per ketë çështje qe ne muajin janar ne parlament, nuk ka patur asnjë kompromis.

Share This Video


Download

  
Report form