http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Luftë me zhulin! Kështu e ka quajtur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj aksionin e zhvilluar mëngjesin e kësaj të hëne për pastrimin e kryeqytetit nga mbetjet. Në një takim te zhvilluar në sheshin ?Nënë Tereza? me operatorët e pastrimit, Veliaj u ka kërkuar që të nisin betejën, për ta shndërruar Tiranën në qytetin më të pastër në Ballkan.?Ne duhet të hapim një luftë ndaj plehrave e zhulit në Tiranë. Për të gjithë qytetarët e Tiranës është ndoshta sot problemi numër një, problemi i pastrimit të qytetit. Për të gjithë qytetarët që kam takuar në fushatë, për të gjithë rrugët ku kam ecur, për të gjitha lagjet ku kam shkelur, nuk besoj se ka një problem më të madh se sa problemi i plehrave në Tiranë. Duke qenë se kjo është një krizë dhe duke qenë se sot jemi pushtuar nga plehrat, lufta moderne që ne duhet të bëjmë sot, nuk është me armë, por është me pastrim. Standardi për Tiranën është të jetë qyteti më i pastër në Ballkan, jo në Shqipëri. Tirana nuk mund të jetë kryeqytet i zhulsit, shqiptarët nuk janë pisanjosë. Ky nuk mund të jetë qyteti më i papastër në Shqipëri?.Veliaj ka bërë të ditur se do te jenë qytetarët ata që do të vendosin se kë duan për pastrimin e qytetit.?Nëse qytetarët thonë se në atë lagje nuk pastrohen rrugët, nuk zbrazen koshat, nuk lahet territori apo rrugët, atëherë kontrata jonë nuk do të vazhdojë dhe do të vijë një operator tjetër që e bën atë punë?, tha Veliaj. Sipas tij, ?Nëse qytetarët thonë se në atë lagje është kryer pastrimi dhe japin një notë të mirë apo shumë të mirë, atëherë do të vijojë bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës dhe kompaninë përkatëse?.Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se së bashku me 24 administratorët do të shkojë në çdo lagje për të parë nëse ato janë pastruar ashtu siç duhet.