http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i planifikimit te emergjencave civile është mbledhur këtë të enjte për të bërë një analizë te masave të marra për sezonin veror, kur rreziku nga zjarret dhe nga epidemitë është me i madh. Shefi i shërbimit zjarrfikës ne Tirane, ka kërkuar qe te ndërhyhet ne rrugët e kryeqytetit për te mundësuar kalimin e mjeteve si dhe ndërtimin e pikave hidrante. Ndërsa sa i përket masave për kushtet e tregtimit te ushqimeve, Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, tha se inspektoret po kontrollojnë te gjitha restorantet dhe baret.Gjate analizës është vene theksi tek rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve për shkëmbimin e informacionit.