Topi për reformën në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryetarin e Frymës se Re Demokratike Bamir Topi, i cili ne cilësinë e Presidentit te Republikës ka drejtuar per 5 vjet Këshillin e Larte te Drejtësisë te njohur si qeveria e gjyqësorit; nje reforme e plote ne drejtësi ka nevoje për vullnet politik dhe ekspertize. Por kur vjen fjala tek ekspertet, ish-kreu i shtetit shfaq rezerva ndaj eksperteve shqiptare, te cilët sipas tij janë te varur nga interesat e politikes, duke kërkuar qe pesha e kësaj reforme te bjere mbi ekspertet e huaj?Janë eksperte me fame ndërkombëtare qe mund te ulen e te bëjnë skemën permanente te organizimit te gjyqësorit ne Shqipëri dhe drejtësisë ne përgjithësi. Boll politika te mos i dale ndesh. Ne e dimë se ku shkojmë, ne shkojmë ne Bashkimin Europian, rruga është e gjate, por e kemi modelin mjafton ta harmonizojmë dhe ekspertet i kemi pikërisht nga Bashkimi Europian me misionin Euralius. Politika t?i hape rruge dhe ne fund fare te ngrejë dorën. Pjesën tjetër ta bëjnë ekspertet. Eksperte shqiptare sigurisht ka, kam qene gjithnjë i mendimit qe mund te jene te përfshire, por fatkeqësisht i shikoj totalisht nen ombrellën e politikes dhe kuptoni kur je nen ombrellën e interesave politike nuk je me ekspert?.Por per ish-presidentin Topi te gjitha reformat duhet te nisin nga ndryshimi i ligjit elektoral.?T?i japim mbështetje këtyre reformave dhe te e fundit ajo qe askush nuk e përmend te bejme ç?eshte e mundur qe te ndryshojmë ligjin zgjedhor sepse ne rast se flasim per defekte gjate rrugës, defekti i pare ai qe prish tere kodin gjenetik te politikes eshte pikërisht sistemi zgjedhor?.Topi sqaron se marrëveshja me Partine Socialiste do te shtrihet vetëm ne nivelin e pushtetit lokal ne përputhje me marrëveshjen para zgjedhore, dhe se FRD nuk kërkon post ministrie nga kryeministri Rama

Share This Video


Download

  
Report form