http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas aksionit antiterrorist te policisë maqedonase, qe çoi ne arrestimin e 9 personave te dyshuar se kane marre pjese, apo kanë rekrutuar qytetare nga Maqedonia për të luftuar për shtetin islamik ne Siri e Irak, ministria e Brendshme publikoi fotot dhe inicialet e tyre. Te arrestuarit jane te moshës nga 26-36 vjeç. 7 prej tyre jane nga Shkupi, ndërsa dy te tjerët nga Tetova dhe Gostivari. Ndaj 9 te ndaluarve kete te premte është marre masa e paraburgimit per veprën penale te pjesëmarrjes në ushtri, apo formacione paraushtarake te huaja dhe rrezikojnë 4-5 vjet burg. Përveç 9 të arrestuarve, paraburgimi në mungesë eshte vendosur edhe per 27 shtetas të tjerë të Maqedonisë, ndaj te cileve u shpallen fletarrestet. Mes te arrestuarve te operacionit te se enjtes per goditjen e grupeve qe dyshohet të kene ndihmuar ose të kenë marrë pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme ishte edhe imami i Xhamisë Tutunsuz, Rexhep Memishi, i cilësuar nga ministri i Brendshem Çavkov si ideologu kryesor i grupit. Sipas te dhënave te ministrisë, në Siri luftojnë per shtetin islamik 130 shtetas nga Maqedonia.