http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria tërhiqet nga propozimi për shtrirjen e tatimit mbi pagat me 5% edhe në fashën e rrogave nën 30 mijë lekë. Në një deklaratë për mediat zv/ministri i financave Erjon Luçi, tha se nuk do të ketë asnjë ndryshim në skemën e tatimit të të ardhurave personale dhe se qeveria nuk ka patur asnjë plan për të bërë ndryshime të tilla. Sipas tij, reforma në politikën e taksave ka përfunduar.?Nuk ka ndryshim në skemën e tatimit e të ardhurave personale dhe nuk ka asnjë plan për ndonjë ndryshim të mundshëm në këtë drejtim. Reforma përsa i përket politikës të taksave tashmë ka përfunduar në përputhje me premtimin elektoral dhe programin e qeverisë. Tashmë fokusi kryesor për zgjerimin e të ardhurave buxhetore do të mbetet lufta kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, përmirësimi i eficiencës dhe i administrimit tatimor dhe doganor.?Por edhe pse në këtë deklaratë të Ministrisë së Financave nuk merrej asnjë përgjegjësi për draftin e shpërndarë disa ditë më parë, për mendim tek ekspertët dhe grupet e interesit, në fakt të dyja projektligjet, si ai që ka propozuar fondi monetar ndërkombëtar ashtu edhe te versioni i qeverisë, baza tatimore ndryshonte. Në variantin më të mirë të mundshëm, kjo duket si një neglizhencë e punonjësve të ministrisë të cilët shpërndajnë ligje duke i përkthyer mekanikisht, ashtu siç ja dorëzon fondi monetar.?Nuk do të ketë ndryshim, ai ishte thjesht një shembull që paraqitëm??Burime nga Ministria e Financave thonë për Vizion Plus se ndryshimi i skemës së taksave mbi pagën për nivelin nga 0 deri në 180 mijë lek ishte një shembull që sugjeroi Fondi Monetar Ndërkombëtar. Megjithatë kjo sërish bie ndesh me frymën e premtimeve elektorale të kabinetit Rama, pasi për rrogat deri në 30 mijë lek tatimi është zero. Burimet thonë se FMN ka kohë që insiston që Shqipëria të vendosë taksë në të gjitha llojet e rrogave, në mënyrë që të shmanget evazioni fiskal. Por me sa duket kur misioni i fondit të vijë në vjeshtë, do të përballet me një refuzim nga ana e ministrisë së financave.