Basha: Nuk i trembem hetimit të lejeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Përpjekje e dëshpëruar e Edi Rames?, e konsideroi Lulzim Basha, lëvizjen e prokurorisë per verifikimin e lejeve te ndërtimit qe ka dhënë kur drejtonte Bashkinë e Tiranes. Basha hodhi poshtë akuzat per shkelje ne procedurat e lejeve, e duke iu referuar auditit te Kontrollit te Larte e Shtetit, tha se Bashkia ka vepruar ne baze te ligjit. Gjate nje bashkëbisedimi me gazetaret, lideri i opozitës foli per situatën ekonomike e tha se shqiptarët po përjetojnë krizën më të thellë ku deficiti, nuk është 134 milion dollarë të ardhura të pambledhura, por mbi 160 milionë. Që vendi të mos kapitullojë, është i domosdoshëm veprim i shpejt. Për këtë, Basha tha se në PD po punohet për një paketë shpëtimi.Kryetari demokrat, këmbëngul në faktin se vendi po kalon situatën më të rëndë, duke detyruar shqiptarët të marrin rrugët drejt Gjermanisë si azilkërkues. Protestat përbëjnë një mjet të pashmangshëm në këto kushte. Dhe ne fund, ai hodhi poshtë çdo hamendeshim për lojëra në kulisa për aleanca politike me PS apo LSI.

Share This Video


Download

  
Report form