http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka premtuar se te gjitha objektet arsimore qe janë ne rikonstruktim e sipër do te jene gati te presin me te vegjlit. Nga kopshti numër 24 ne Tiranë, Veliaj u ka bere apel te gjithë kontraktoreve qe deri me date 28 gusht te kenë mbaruar te gjitha punimet. ?Dua t?u bëj një apel të gjithë kontraktorëve tanë, që ashtu siç bisedova edhe me sipërmarrësin që po rikonstrukton kopshtin nr. 24, brenda datës 28 gusht të përfundojnë punimet në të gjitha objektet arsimore?. ?U kërkoj të gjithë kontraktorëve që të punojnë me tre turne, për t?u siguruar që shtatori t?i gjejë familjet e Tiranës me kopshte të reja, ku mund të çojnë fëmijët e tyre, të ndihen të sigurt se janë marrë masat sepse gjatë verës është punuar për të mbajtur hapin e bashkisë së re të Tiranës?.Gjate inspektimit te punimeve kryetari i Bashkisë se Tiranës Erjon Veliaj, tha se do te punohet me tre turne që ambiente te jene gati.