Pushimet në Shqipëri, çmime të shtrenjta - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te kalosh pushimet ne Shqipëri do te thotë se ke luksin te përballosh çmimet e kripura qe ofron bregdeti shqiptar. Duke nisur nga çmimi i karburantit, fjetja, ushqimi apo dhe jeta e natës, nje shqiptari i duhet te harxhoje te paktën 20 mije leke ne nje fundjave ne bregdet, një shume kjo afro sa gjysma e rrogës mesatare mujore ne Shqipëri. Ndërkohe, ofertat ne vendet fqinje per nje fundjave me gjithçka te përfshire është rreth 50 % me pak. Duke qene se sezonit turistik ne Shqipëri është afro 45 dite, ndërsa mesatarja rajonale është 120, ky fakt vendos ne një presion bizneset bregdetare qe te marrin nje pjese te shpenzimeve te kryera për investim. E nëse kjo është e drejta e tyre, abuzimi qe ata kryejnë me cilësinë e shërbimit, ne raport me çmimin rendon tek konsumatorët. Ne Shqipëri rezultojnë rreth 1080 hotele me rreth 30 mije shtretër. Ne kete shifer nuk përfshihen shtëpitë familjare, te cilat janë ne informalitet te plote. Këto njësi akomuduese përballojnë një fluks gjate muajit korrik- gusht rreth 3 milion pushues, duke e bere raportin kërkese oferte agresiv.

Share This Video


Download

  
Report form