Rama - Vuçiç, futboll në Vjenë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Do te zhvishen nga petku i politikanit per pak kohe per t?u bashkuar ne nje ndeshje futbolli. Kryeministrat shqiptar e serb, Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç do te jene shoke te nje skuadre ne nje miqësore, qe do t?i paraprije samitit te vendeve te Ballkanit Perëndimor, qe mbahet ne 27 gusht ne Vjene. Te pasionuarit pas sportit do te luajnë per skuadrën ?BE i ardhshëm?, ku do te bëjnë pjese edhe dy ministrat e kabinetit Rama, Bushati e Ahmetaj, Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, ai malazez, Lukshic, homologu maqedonas Popovski dhe te tjerë politikane nga rajoni. Kundërshtar është ekipi i BE, me te cilin do te luaje edhe kryeministri slloven Cerar e ministri i Jashtëm austriak, Kurz. Per te gjykuar ndeshjen është përzgjedhur komisioneri per Zgjerimin, Johannes Hahn. Samiti i Vjenës vjen ne vijim te procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel. Sipas informacioneve nga kabineti i kancelarit austriak Werner Faymann, samiti me dyer te mbyllura do te mbahet ne pallatin Hofburg. Pjesëmarrësit, kryeministra, ministra te jashtëm e te ekonomive nga vendet e Ballkanit, përfaqësues te BE, Austrisë e Gjermanisë, do te diskutojnë projekte te përbashkëta dhe nje nga çështjet kryesore do te jete kriza e emigranteve. Takimi do te fokusohet ne bashkëpunimin rajonal dhe luftën kundër terrorizmit. Ne prag te samitit do te mbahet edhe forumi i Shoqërisë Civile te Ballkanit Perëndimor, si nje mundësi qe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare te tërheqin vëmendjen per problemet e rajonit.

Share This Video


Download

  
Report form