Pritet aksion antikanabis në Tepelenë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Dukagjinit, forcat speciale dhe ato RENEA pritet te zbarkojnë ne Tepelene dhe ne zonën e lumit te Vlorës ne nje tjetër operacion te madh per asgjësimin e bimëve narkotike. Lajmi konfirmohet nga burimet e policisë, sipas te cilave ndërhyrja pritet te filloje brenda pak ditësh. Strukturat e policisë kane bere nje plan te detajuar per operacionin, i cili është si edhe ne rastin Dukagjinit do te kërkoje mbështetjen edhe te helikopterëve per shkak te terrenit te vështirë. Te njëjtat burime bëjnë me dije se nëpërmjet fotografimit ajror janë identifikuar nje numër i konsiderueshëm parcelash te kultivuara me kanabis sativa ne masive pyjore. Deri tani ne zonat e thella te Tepelenës dhe te lumit te Vlorës janë ushtruar kontrolle sporadike te cilat kane rezultuar me asgjësimin e parcelave te vogla. Gjate orëve te fundit uniformat blu kane zbuluar ne fshatin Peshtan 500 rrënje bime. Kanabisi ishte kultivuar ne tre parcela të hapura rishtazi ne vendin e quajtur gropa e derrit. Shqetësimin per situatën e kultivimit te bimëve narkotike ne zonën e Tepelenës e ngriti pak dite me pare edhe kryetari i bashkisë Termet Peci. Operacioni I Dukagjinit u mbyll me zbulimin dhe shkatërrimin e parcelave me ofro 33 mije rrënje ikanabis- sativa por nuk pati asnjë te arrestuar.

Share This Video


Download

  
Report form