http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk do te ketë asnjë ndryshim ne taksa dhe tatime te pushtetit lokal edhe pse ka hyre ne fuqi reforma e re territoriale. Sipas ligjit ne fuqi, do te ketë nje bashkim te paketave fiskale te ish komunave si dhe te buxheteve qe ato përdorin me bashkinë përkatëse. Kjo situate transitore do te vijoje deri ne fund te vitit. Çka do te thotë se qytetaret dhe bizneset do te vijojnë te paguajnë taksat apo te marrin shërbimet, njësoj si me pare. Risitë do te nisin nga 2016. Debati me i madh do te përqendrohet tek formula qe do te ndiqet, për transferten e pakushtëzuar, apo paratë qe qeveria i jep pushtetit lokal. Ky proces gjithnjë është shoqëruar me debat, pasi çdo opozite akuzon se ndarja e pareve behet sipas preferenca politike. Sfida me e madhe për pushtetin lokal, deri ne fund te vitit është mbledhja e te ardhurave. Sikur te mos mjaftonte hyrja ne fuqi e ndarjes territoriale, e cila shoqërohet me paqartësi, ky vit përkoi edhe me zgjedhjet lokale, cka e ben realizmin e te ardhurave edhe me sfidues.