http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptari me i famshëm per momentin ne mediat gjermane nuk është ndonjë azilkërkues, por nje aktor. Te paktën gjate fundjavës emri i Nik Xhelilajt është me i përfoluri i medias gjermane dhe kjo per një shkak mjaft te thjeshte. Aktori 32 vjeçar është përzgjedhur te luaje rolin e indianit Uinitu ne rifillimin e trilogjisë se famshme gjermane ?Aventurat e Uinituse?,te shkrimtarit Karl May. Filmi ka nisur xhirimet ne Kroaci dhe Xhelilaj luan rolin kryesor përkrah aktorit te famshëm gjerman Wotan Wilke Möhring ne rolin e Old Shatterhand. Edhe rolet e tjera u janë dhëne aktoreve te famshëm per momentin ne Gjermani, si Jyrgen Fogel apo Mario Adorf. Ne nje interviste ne vendxhirim Nik Xhelilaj thotë se nuk e njihte personazhin, por pasi kishte fituar kastingun dhe kishte nisur te lexonte, atëherë e kishte kuptuar se personazhi dhe historia kishin ndikuar ne nje brez te tere gjate viteve 60-70 ne televizionin gjerman. Media gjermane është ende skeptike për sa i përket aftësive te tij për shkak se do te ece ne hapat e aktorit Pierre Brice i ndare nga jeta muajin qershor. Megjithatë regjisori I filmit Filip Shtelzel tregon se nuk ja ka aspak friken shqiptarit. Kërkuam kudo, nga Italia ne Spanje ne Amerike e deri ne Amerikën e Jugut per një aktor te përshtatshëm, por kur pashe Niku thashë këtij i bëjnë Mokasinat e Uinituse dhe tani nuk po zhgënjehem. Triptiku do te shfaqet ne ekranin e RTL ne pranverën e vitit 2016.