http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vlera e kontratës prej 8 milion euro qe qeveria shqiptare ka paguar për dy vite kompaninë britanike Crown Agent, do te ishte e mjaftueshme qe te gjithë punonjësit e administratës publike, se bashku dhe me pensionistet te përfitonin shpërblimin e fundvitit. Ne prag te përfundimit te vitit te dyte te kontratës me kompaninë britanike, ekspertet thonë se këto para te dala nga buxheti i shtetit nuk kane justifikuar qëllimin. Edhe pse ne vitin e pare, kompania qe asiston doganat realizoi objektivin për te rritur me 1 % te PBB te ardhurat, ky fakt u arrit vetëm pasi qeveria me akt normativ reduktoi buxhetin. Puna e kompanisë britanike duket se nuk ka kënaqur plotësisht qeverinë shqiptare, çka pritet qe te mos kemi nje rinovim te kontratës për vitin e trete.