PD: Policia e lidhur me krimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet kane kërkuar shpjegime nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i brendshëm Tahiri per avionin me lende narkotike qe u ndalua pak dite me pare ne Itali. Ish-ministri i brendshëm Flamur Noka ka theksuar se qeveria duhet te japë llogari per përfshirjen ne trafikun e drogës te funksionareve te policisë se Vlorës.?Edhe pse Rama gjendej sot në vendin e krimit, ai nuk gjeti asnjë moment për ta dënuar ngjarjen e përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafik droge, ashtu sikurse nuk ka gjetur asnjë moment të shpjegojë hashashizimin e Shqipërisë, duke treguar në këtë mënyrë qe gjithçka ka edhe ka patur bekimin e tij dhe mburojën e sejmenit të tij.?PD ka akuzuar drejtpërdrejt ministrin e brendshëm si njeriu qe mban përgjegjësi per këtë ngjarje.?Derisa Sejmeni ministër nuk jep asnjë shpjegim se përse u rikthye në detyrë shefi i policisë i kapur në krye të trafikut, pasi ishte përjashtuar në 2007 me po këto argumenta, nuk jep përgjigje se kush i jepte atij pushtet për të lëvizur drogën, cili deputet apo qeveritar i ofronte atij mbrojtje e paprekshmëri, atëherë ministri i Brendshëm është vetë drejtpërdrejt i lidhur me këtë aferë e duhet të mbajë përgjegjësi për të?.Qe ditën e pare te publikimit te lajmit rreth avionit te kapur ne Itali me lende narkotike opozita e ka konsideruar këtë ngjarje si dëshmi e lidhjes mes pushtetit dhe krimit për shkak te përfshirjes se Vladimir Zanaj, i cili ishte shef i burimeve njerëzore ne Policinë e Vlorës.

Share This Video


Download

  
Report form