Dita e parë e aksionit kundër informalitetit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej dy muajsh qeveria shpalli 1 shtatorin si datën e nisjes se aksionit kombëtar kundër informalitetit. Por ketë te martë, ne ditën e pare te kësaj beteje mbizotëruan deklaratat zyrtare dhe përgatitjet për ndërhyrjen ne terren. Te gjithë institucionet përgjegjëse për grupet e punës qe janë planifikuar për kontrollet, nuk dhanë detaje për shtirjen e operacionit: ku ka nisur, cilët janë bizneset qe po kontrollohen dhe si është bere përzgjedhja e tyre. Por dita e pare, ndonëse pa grupe tatimorësh, doganieresh e policesh të rendit, e ka dhënë presionin e duhur ndaj biznesit ne të gjitha nivelet. 600 grupe të posaçme do të kalojnë ne site që nga dyqanet e vogla, e deri tek kompanitë e mëdha. Por detajet pritet te bëhen te ditura nga grupi ndërministror ne varësi direkete të kryeministrit. Këte e konfirmon edhe kreu i tatimeve ne Korçe. Kontrolli pritej të niste nga karburantet apo tregtaret e cigareve. Por drejtues të shoqatës se hidrokarbureve, të kontaktuar nga Vizion Plus, thonë se grosistet veprojnë ne një treg formal. Megjithatë, fushata dy mujore nuk ka shkuar dem. Ne 6 javët e fundit numri i bizneseve qe janë regjistruar ne QKR është rreth 6 mije. Qeveria pret qe ne fund te aksionit te mbledhë rreth 330 milion dollarë me shume, para këto qe bizneset i kane përfituar duke shmangur taksave e tatimeve.

Share This Video


Download

  
Report form