http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Papa Françesku lehtëson procedurat për faljen e abortit nga Kisha Katolike. Vendimi i marre nga ati i shenjte hyn ne fuqi ne muajin dhjetor. Ajo është pjese e reformave të tij në Kishën Katolike. Ati i shenjtë ka deklaruar se e ka marrë një vendim të tillë, pasi ai beson se gratë që zgjedhin këtë rrugë nuk kanë parë zgjidhje tjetër. ?Kam takuar shumë gra të cilët e kanë marrë një vendim të tillë dhe për to nuk ka qenë e lehtë. Aborti mbetet një vendim i vështire ne jetët e tyre.?, deklaron Papa Françesku. Në bibël aborti dënohet me shkishërim, por kjo është një praktikë, e cila që prej miratimit të ?koncilit të 2 të Vatikanit? nuk përdoret më. Në disa shtete, një kryepeshkop katolik mund të falë abortin. Ata mund të delegojnë pushtetin e tyre te n prift, i cili dëgjon dhe rrëfimin. Vendimi i atit të shenjtë nuk prek kishën katolike në Angli, në Wells dhe në Skoci, ku të gjithë priftërinjtë gëzojnë pushtetin për të falur abortin.