http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arratisja e Dritan Zaganit, ish-shefit te antidrogës u ka kushtuar ndjekjen penale efektivëve, të cilët duhet ta mbikëqyrnin atë ne masën e arrestit të shtëpisë. Ai jetonte ne lagjen ?24 maji? në Vlorë, në katin e 8 të këtij pallati. Ende nuk dihet se si ish-efektivi i antidrogës mund të jetë larguar, ndërkohë që dyshohet se ka shfrytëzuar një nga momentet në të cilat dilte nga banesa, brenda perimetrit të lejuar nga ligji. Nga këtu ai është larguar, ende ne drejtim te paditur per blutë, te cilët kishin detyrim ne baze te vendimit te gjykatës ta mbikëqyrnin. Nga ana tjetër policia e Vlorës ende nuk ka dhënë një version për ngjarjen.Burime pranë uniformave blu thanë se ish-shefi i antidrogës nuk rezulton të ketë dalë jashtë territorit Shqiptar kjo pas verifikimeve në sistemin Tims, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë përdorur dokumente të falsifikuara. Për këtë policia ka kërkuar informacion autoriteteve Italiane e Maqedonase, por dhe atyre të Greqisë pas dyshimeve se mund të jetë larguar në këto shtete. Sipas dosjes, Zagani shfrytëzonte informatorët e policisë për marrjen e të dhënave në lidhje me linjat e trafikut të drogës dhe nuk vepronte siç e ngarkonte ligji për të parandaluar aktivitetin kriminal, por i dërgonte informacionet tek policia italiane. Për këtë autoritetet shqiptare ende nuk kanë informacion mbi oficerin e kontaktit, me të cilin Zagani komunikonte por dyshojnë se për informacionet ish shefi i antidrogës është shpërblyer me një shumë parash.