Aksioni për pastrimin e Tiranës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo ishte e premtja e lajmëruar e pastrimit te madh te Tiranës. Me shume punonjës te bashkisë ne terren, mjete te pastrimit, vullnetare, madje edhe ushtria ishte ne mbështetje te tyre. Aksioni ka nisur qe heret ne mëngjes nga zona pranë Liqenit Artificial dhe është shtrire ne te gjithë kryeqytetin. Vullnetaret e mirëfillte ishin te pakte ndoshta edhe per shkak se kjo ishte nje dite e zakonshme pune. Megjithatë te rinjtë e shkollave, forumeve rinore dhe personat qe merrnin ndihme ekonomike i jane bashkuar nismës per pastrimin e Tiranës. Me nje veshje tipike pune, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj ka qene pjese e aksionit ne zona te ndryshme te Tiranës. Duke kërkuar angazhimin e qytetareve ne ketë nisme, zoti Veliaj premtoi shtrirjen e shërbimit edhe ne zonat qe sot kane probleme dhe mungese koshash. Sa i përket ndotjes qe krijojnë dhjetëra familje rome te vendosura prej kohesh ne parkun e Liqenit Artificial kryebashkiaku lajmëroi largimin e tyre nga Parku Kombëtar. Mes vrullit te bashkie dhe ushtrisë per te larguar mbeturinat nga hapësirat publike binin ne sy edhe indiferentet. Nga kafenetë e lagjeve, te rinjte kryesisht, shihnin se si behej pastrimi ne zonën e tyre. Aksioni do te jete 24 ore. Ndërsa ditën e shtune bashkia do te beje bilancin e mbetjeve te grumbulluara per nje dite dhe forcat qe u deshën per largimin e tyre. Serish do te ketë aksione pastrimi, ndoshta me shume vullnetare dhe sa me pak njerez te kesja kategorie, qe ndotin ambientin per te siguruar bukën e përditshme.

Share This Video


Download

  
Report form