Shkurtohet kohëpritja për një pacient i cili duhet të bëjë koronarografi, apo ekzaminime të tjera të enëve të gjakut dhe që zgjedh t'i bëjë ato në shërbimin spitalor publik . Përveç Qendrës Spitalore Universitare, shërbimi i hemodinamikës ofrohet tanimë në ish Sanatoriumin e Tiranës me aparatura bashkëkohore.