Qeveria për raportin e ODIHR - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekzekutivi shqiptar konsideron se gjetjet në raportin e ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit janë realiste. Nga selia e Kryeministrisë, ministri i jashtëm Ditmir Bushati, përveç se krenohet me standardet e zgjedhjeve, të garantuara sipas tij nga qeveria, pranon edhe mangësitë në proces. Akuzave të opozitës se zgjedhjet nuk ishin të lira, të ndershme dhe se nuk arritën standardet minimale ndërkombëtare, ministri i Jashtëm iu përgjigj me përfundimet e raportit të ODIHR, por këtë radhë për garën elektorale të 4 viteve më parë. Lidhur me paragrafët, ku theksohen të dhëna mbi blerje votash apo mbi përdorimin e administratës gjatë fushatës zgjedhore, Bushati tha se gjithçka do bëhet pjesë e diskutimeve për një reformë të mundshme zgjedhore. Por për të pasur ndryshimet ligjore u shpreh Bushati nuk mjafton vetëm dëshira e mazhorancës, por duhet edhe vullneti i opozitës.

Share This Video


Download

  
Report form