http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka tërhequr serish vëmendjen e mediave gjermane, por kesaj here jo per profilin e politikanit, por ate te artistit. Shkak është bere prezantimi i 100 pikturave te tij ne Kampl Gallery ne Mynih. Nen titullin ?Skicime te vogla, ide te mëdha?, gazeta gjermane ?Sudeutsche Zeitung? fokusohet tek keto lloj vizatime te kryeministrit, ku ai shpalos fantazinë. Te realizuara prej gati 15 vitesh ato marrin shkas ndërsa Kryeministri telefonon, punon, është në takime zyrtare apo diskutime. Ne zyrën e tij do të gjeni flete kalendari me data takimesh, fakse, letra dhe e-maile të printuara. ?Nuk bëj dot ndryshe. Duhet të skicoj. Çdo ditë?, - pohon Rama.Fletët e punimeve të tij plot ngjyra të gjalla do të mund të merreshin thjesht si skicimet e një politikani - nëse Edi Rama nuk do të kishte qenë në formim një piktor i shkolluar në Akademinë e Arteve në Tiranë, thekson gazeta, qe kujton mesin e viteve ?90 kur ai emigroi ne Paris e u përfshi ne dy bienale, si edhe periudhën e drejtimit te Bashkisë se Tiranës, ku ai e ngjyrosi kryeqytetin, duke u dhënë njerëzve shprese.Nga 1998, kur Rama hyri në politikë, zyra e tij është dhe atelieja e tij. ?Mendimet e mia drejtojnë dorën time, por unë nuk i shoh veprat si shprehje e gjendjes sime shpirtërore? - thote Rama. Skicimet, sipas tij, janë të mira kundra stresit. Prandaj si Kryeministër ai po përpunon disa prej tyre, pasi Shqipëria po përjeton një eksod të të rinjve drejt perëndimit. Ai beson se nuk mund t?i ndalë ata. Por, njëkohësisht dëshiron t?i ofrojë mundësinë për t?u formuar mirë, kështu që ata të mos trokasin në dyert e Evropës si azilkërkues, por si fuqi punëtore, me shpresën se një ditë ata do të kthehen.