http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë te hëne te gjitha shkollat publike te arsimit parauniveritar nisen procesin mësimor. Por edhe ky vit i gjen shkollat e Tiranës te mbingarkuara. Për shkak te mungesës se ambienteve, ne 60% te shkollave mësimi do te kryhet me dy turne, ku me te penalizuarit jane fëmijët e klasave te para dhe arsimit fillor. Mësimi per ta nis pas orës 12:00 te drekës. Ndërsa ne shkollat qe kane arritur te menaxhojnë numrin e nxënësve me ambientet, mësimi ka filluar normalisht. Lotët dhe emocionet janë gjithmonë per me te evgjit, fëmijët e klasave te para. Per te tjerë vogëlushe, kryesisht ata qe vijnë nga klasat parashkollore ky është vetëm nje ndërrim ambienti dhe mësuese. Kete vit, fëmijët e klasave te para dhe te gjashta do te mësojnë me programe te reja. Lendet shkencore janë te autoreve me te mire te huaj, te përshtatura sipas programeve shqiptare. Ne çantat e fëmijëve te pakta janë mungesat e teksteve. 90% e librave ne mbare arsimin parauniveristar janë shpërndare. Megjithatë disa gjimnaziste nuk i ka penguar mungesa e vogël e titujve për te filluar mësimin. Dita e pare e shkollës për ta nis ndryshe. Pas nje procesi te gjate vleresimi, ne shkollat publike tashme nje lende nuk do te kete me shumes e tre alternativa. Nga tregu i librit shkollor jane hequr 600 tituj librash te dobët. Per here te pare, kete vit do te aplikohen edhe tekste dixhitale. Ne 120 klasa, ne shkollat me te mira te vendit, mësimi per lendet baze do te behet nëpërmjet kompjuterit dhe tabletave.