http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Blen medikamentin për trajtimin e muskujve dhe tërheq kuponin tatimor. Ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj e ilustroi ne këtë mënyrë aksionin e tij te kontrollit ne farmacitë e Tiranës, nga ku u beri thirrje qytetareve dhe bizneseve te bëhen pjese e aksionit kundër informalitetit. Sipas tij, zbatimi i ligjit do të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Por jo te gjithë mbështesin aksionin kundër evazionit. Rreth 150 tregtarë dhe ambulantë, protestojnë para degës së tatimeve. Ata shprehen se nëse mbyllin aktivitetin, do të mbeten papunë.Tregtarët janë pritur nga Drejtori i Tatimeve dhe kanë marrë përgjigje se duhet të regjistrohen. Ndërkohe po nga Elbasani, Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu, tha se formalizmi i biznesit duhet te përshijë edhe kultivuesit e duhanit. Ligji është i qarte dhe te gjithë duhet te zbatojnë ligjin, por sigurisht te gjitha strukturat shtetërore dhe te gjithë aparatet shtetërore është për te ndihmuar këtë lloj formalizmi.Edhe pse kanë vite që protestojnë, fermat e zonës së Dumresë që prodhojnë duhan e kane të pamundur ta shesin atë në tregun vendas. Ndërkohe ne Koçe, nga dita e parë e aksionit janë regjistruar rreth 1000 biznese. Edhe në Berat nga kontrollet e ushtruara, janë konstatuar me shkelje 92 subjekte, në të cilat janë vendosur edhe gjoba. Gjatë këtyre ditëve të kontrollit të Drejtorisë Tatimore Berat, inspektorët dhe grupet e punës në terren kanë verifikuar se rreth 100 dyqane rezultojnë të mbyllura me qepena.