Goditja e rrjetit të drogës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia ka monitoruar te gjithë veprimtarinë e rrjetit të trafikut te drogës, i cili u godit te enjten në Itali. Strukturat ligjzbatuese shqiptare, nuk vepruan qëllimisht, madje u kujdesen qe ngarkesa gjigante te mbërrinte ne vendin fqinj me qellim shkatërrimin e rrjetit. Ne fakt, kërkesa ishte bere nga Guardia Di Finanza. Bashkëpunimin me autoritetet italiane e konfirmoi edhe drejtori i hetimit e parandalimit të krimit në emisionin ?7 pa 5? në Vizion Plus. Droga qe vinte nga Shqipëria me gomone kishte si destinacion tregjet e Lazios dhe Katanias, ne te cilat shpërndahej nga dy organizata mafioze. Ne rast se do te shitej sasia e lendes narkotike do te kapte vlerën e 70 milionë eurove. Arrestimet u kryen ne rajonin e Katanias. Operacioni mori shkas nga nje tjetër aksion blic i zhvilluar ne vitin 2013, gjate te cilit u prangosen 24 persona. Hetimet çuan ne zbulimin e dy organizatave kriminale, te përbëra kryesisht nga shqiptare, qe ndonëse jetonin ne Itali, fale kontakteve me bashkatdhetarë te tyre, siguronin furnizimin e tregut me sasitë e marihuanes. Një prej tyre e kishte bazen ne Lazio, ndërsa tjetri vepronte ne provincat e Katanias dhe Raguzes. Droga kishte destinacion grupet kataneze, njeri i njohur si ?Grupi i Stacionit? dhe tjetri, klan i familjes mafioze ?Pillera?.

Share This Video


Download

  
Report form