Fiks Fare, 21 Shtator 2015, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

Top Channel Albania 2015-12-01

Views 3

Pa paguar leket te mjeku, nuk nxjerr dot femijen nga spitali

Interviste qytetari Spiro Pasha nga Tepelena, pas operimit qe i ka bere djalit te tij mjeku kirurg Arben Kuro ne spitalin e Gjirokastres, ankohet se mjeku nuk lejon daljen nga spitali te djalit te tij, pa i dhene leket per operacionin ai thote se i ka cuar nje kec por ai i ka kerkuar 200 mije leke dhe nuk i nxjerr djalin por personi nuk ka leke per ti dhene mjekut. Duke mos pasur mundesi te siguronte parate, Pasha i drejtua emisionit Fiks fare, per te kerkuar edhe ndihme. "Me operoi çunin ne fund me kerkoi 200 000 leke te vjetra. I solla nje kec dhoro per veten e tija. Ne fund qe do dilte djali diten e premte se u operua te henen djali, si nuk e nxirrte nga spitali se me kerkoi 200 000 leke. Nga ajo qe nuk kisha leke nuk vajta vete i dergova tre here nusen qe ta nxirrte çunin dhe nuk e nxorri. I thoshte te vij Spiro te me takoje mua, per t'i dhene leket. Une leke nuk kisha, u detyrova te lajmeroj emisionin Fiks - Fare per kete çeshtje qe te nxirrja djalin. Pa i dhen leket nuk ma nxirrte djalin. I dhashe leket qe me nxori djalin nga spitali. Une i dhashe 150 000 leke te vjetra. Dhe nje kec ja kam derguar te therur. Kerkon ai i narkozes leke, kerkon salla, me nje fjale infermjeret leke. Nxori me nje fjale pretekse nga me te ndryshmet. Edhe i dhashe leket qe mora djalin ne shtepi.
Biseda me infermieren ajo thote se nuk di gje per leke, i thote qe t'i kishin biseduar vete keto pune ne mengjes
Qytetari i telefonon perseri mjekut dhe i thote qe infermierja nuk di gje. Mjeku i thote se perse i ben keto muhabete ne telefon.
Kthehemi ne spitalin e Gjirokastres I ati i pacientit- Ja ja shikoja pak. ( plagen e operacionit)
Mjeku ? Hajde. I ati i pacientit - Shko vella atje. Mjeku - ( Pasi i shikon plagen femijes ) Laje. I ati i pacientit - Ne rregull, e ne rregull?. Mjeku - Ne rregull fare. I ati i pacientit - Sa don anarkoza a si? Sa te ashu. Mjeku - Ë . I ati i pacientit - O Beni sa do te detyrohem?
Mjeku - ( Pasi shikon tre 5000 lekshet, te reja). Po ike mos e vra mendjen jep sa te duash, po he.
I ati i pacientit - Nuk i di une ato. Mjeku - Harroje ato muhabete. I ati i pacientit - 150 000 (leke te vjetra) jane. Mjeku - Fiks ne rregull je.

Share This Video


Download

  
Report form