Mustafa sulmohet me vezë në Kuvend - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Veze e akuza kundër Isa Musfates. Kjo ishte mënyra qe deputetet e opozitës zgjodhën te prisnin kryeministrin ne Kuvendin e Kosovës. Tensioni nisi sapo shefi i qeverise u ngjit ne foltore per te raportuar mbi marrëveshjet e fundit te arritura ne Bruksel, te kundërshtuara ashpër nga lëvizja Vetëvendosje, Nisma dhe AAK. Pas kundërshtimeve ne salle, disa deputete opozitare hodhën veze ndaj Mustafes, duke e detyruar ate te ndërpresë fjalën. Forcat e sigurimit te kryeministrit ndërhynë me shpejtësi, duke hapur nje çadre per ta mbrojtur ate. Por drejtuesi i seancës, Kadri Veseli urdhëroi daljen jashtë te rojeve. Pas këtyre zhvillimeve seanca e kuvendit u ndërpre. Marrëveshjet e 25 gushtit te arritura ne bisedimet me palën serbe ne Bruksel, mes te cilave është edhe ajo per krijimin e bashkësisë se komunave serbe ne Kosove, janë cilësuar te paligjshme nga opozita, por për kreun e qeverise ato janë ne pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Share This Video


Download

  
Report form