Rama intervistë për “Deutsche Welle” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne Shqipëri nuk ka liderë te mafias, ata gjenden ne Europe. Kjo ishte përgjigjja qe kryeministri Edi Rama i dha gazetarit te Deutsche Welle, i cili e intervistoi ne emisionin ?Conflict Zone?. Ndërsa foli per betejën e qeverise me drogën dhe krimin e organizuar, Rama edhe debatoi me gazetarin.?Jo, jo jo, ju folët për liderë të mafias. Liderët e mafias janë në anën tjetër të Adriatikut. Ne kemi krimin e organizuar të lidhur me të dhe të mos flasim më për mafian kombëtare. Nuk ka mafie kombëtare. Nuk ka person të krimit të organizuar që kapet që të mos ketë, tre, katër ose pesë kode në telefonin e tij celular. Kështu ka një ndër-lidhje.?Reformimi i sistemit te drejtësisë ishte nje tjetër çështje e trajtuar gjate bisedës.?Nuk kemi vetëm gjykatës të korruptuar, ne kemi një drejtësi të tërë të korruptuar, që punon si korporatë, si një industri përfitimi. Dhe ne jemi duke e ndryshuar këtë, duke filluar me reformën që do të kalojë këtë vjeshtë. Drejtësia është çështja jonë ende e hapur. Dhe unë ua kam thënë gjithmonë bashkëqytetarëve të mi: Nëse ne nuk jemi në gjendje të kemi një drejtësi dinjitoze për vendin, nuk do të jemi kurrë në gjendje të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian.?Rama foli edhe per nevojën e ecjes përpara te rajonit te Ballkanit, qe synon te behet pjese e BE.?Europa duhet të jetë strategjike në lidhje me Ballkanin, nuk është ?business as usual?, është një hapësirë, që ju e dini shumë mirë, se ka qenë problem i madh me shekuj për njerëzit që jetonin në këtë hapësirë, por edhe për kontinentin. Tani është një hapësirë që ndodhet në një moment të ri fantastik të paqes dhe bashkëpunimit, por kjo paqe është shumë e madhe për supet tona.?Per kryeministrin shqiptar, fakti qe rajoni sot është nje histori e suksesshme paqeje lidhet me dëshirën e ballkanasve per t?iu bashkuar unionit.

Share This Video


Download

  
Report form