http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nën një klimë tensioni dhe kundërshtish, ka nisur takimi i krerëve të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për shpërndarjen me kuota të 120 mije emigrantëve, në të gjitha shtetet e unionit. Kryeministri sllovak, ka njoftuar se do të çojë vendimin e unionit në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dhe ka pohuar publikisht se qeveria e tij, nuk do ta zbatojë një vendim të tillë. Kundërshti për draftin e miratuar një ditë më parë nga Ministrat e Brendshëm kanë shprehur dhe zyrtarët slloven. Presidenti Zeman tha se shpërndarja me kuota është një vendim i gabuar, por gjatë ditës kryeministri Sobotka deklaroi se ?Europa nuk do të bjerë përballë kësaj krize?, duke lëne të kuptohet se ai nuk do ta kundërshtojë një plan të tillë.Ndërkohë gjatë këtij takimi në Bruksel, do të diskutohet forcimi i kufijve dhe asistenca e vendeve fqinje si Turqia, por dhe shtete si Jordania e Libani ne kufi me Sirine që janë përballur me krizën e emigrantëve. Të martën ministrat e brendshëm të unionit kanë miratuar me shumicë votash një plan për shpërndarjen dhe strehimin e 120 mijë emigrantëve. Ata do të shpërngulen nga Greqia, Italia e Hungaria, për t?u dërguar më pas në vende te tjera të unionit. Ky proces pritet të zgjasë për dy vite.